Kate Upton bëhet dizenjuese

09/03/2012 17:35

Linja e re e kostumeve të banjës Beach Bunny është dizenjuar nga një prej modeleve më të kërkuara të momentit, Kate Upton.

Pasi u përzgjodh nga “Sports Illustrated” si vajza e kopertinës që pasoi rusen Shayk, 19-vjeçarja amerikane është duke ngjitur në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë shkallët e karrierës.

Linja është e disponueshme në tre ngjyra: e bardhë, e zezë dhe rozë.

Vetë modelja është shprehur: “Më pëlqejnë të gjitha njësoj. Të bëjnë të ndihesh shumë seksi.”

Ja fotot:

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA