Të verbërit, protestë për statusin

08/03/2012 00:00

Shoqata e të Verbërve dhe Paraplegjikëve të Shqipërisë kanë protestuar
kundër projektligjit për ndryshimet në statusin e tyre, i cili pritet të
kalojë në seancën e radhës së kuvendit të Shqipërisë.

Duke sfiduar kushtet e motit, të verbrit e paraplegjikët kanë kërkuar nga deputetët të mos e votojnë projektligjin që rrëzon të drejtat e tyre të fituara që në vitin 1996 kur u hartua për herë të parë ligji për statusin.

Sipas projektligjit për ndryshimet në statusin e të verbërve dhe paraplegjikëve, do të jetë qeveria ajo që do të përcaktojë masën e rimbursimit për shërbimet që më parë ishin përfshirë në ligj. Tashmë shërbime si ngrohja e telefonia do të përcaktohen me akte nënligjore nga Këshilli i Ministrave gjë që është kundërshtuar nga të verbrit e paraplegjikët.

Top Channel