“Kundërpeizazhi” i Shimës

08/03/2012 22:55

Kundërpeisazh, quhet ekspozita vetiake e piktorit Orion Shima, e cila u hap për publikun në Galerinë Kombëtare të Arteve në Kryeqytet.

Rreth 30 punime të ekspozuara, formojnë një përmbledhje komplekse. Pikturat e Shimës janë njëkohësisht bashkëkohore dhe pa kohë. Të krijuara në mënyrë konceptuale, ato formojnë një cikël, i cili e merr frymëzimin nga fëmijëria e autorit dhe vendet magjike të imagjinatës së tij të atëhershme.

Kjo është edhe ekspozita e tretë vetiake e autorit. Ajo përmbledh punime të 10 viteve të fundit të krijimtarisë së Orion Shimës.   

Elementët kryesorë që spikasin janë djali, dreri, fluturat dhe natyra. Kjo e fundit herë e pasqyruar në tërë koloritin e saj rrëzëllitës dhe herë e zymtë dhe e zhveshur nga ngjyrat, por jo më pak realiste dhe e magjishme.

Piktura e Shimës të con në një botë, ku realja dhe ëndërra bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe përcon tek publiku një ndjesi të vecante, duke materializuar në veprat e tij, imagjinatën dhe nostalgjinë për të kaluarën.

Top Channel