David Arquette, sërish beqar

08/03/2012 19:20

David Arquette e përjetoi shumë keq ndarjen nga bashkëshortja e tij prej 11 vitesh Courteney Cox në vitin 2010 dhe zemra e tij e thyer ka pësuar tashmë një tjetër goditje.

Aktori amerikan është ndarë edhe nga e dashura me të cilën ishte lidhur para disa muajsh, Christina McLarty.

Protagonisti i filmit horror ‘Scream’ shkroi në Twitter: “Fatkeqësisht jam sërish beqar. Distanca bëri që lidhja të mos funksiononte.”

David Arquette jeton në Los Angeles, ndërsa reporterja televizive Christina McLain në New York.

Në fund të vitit të kaluar, aktori 40-vjeçar shprehu hapur dashurinë e tij për të dashurën e re dhe dukej se gjërat kishin marrë një rrugë serioze, por largësia bëri që aventura të mos vazhdonte më.

Top Channel