Zgjatimi i bulevardit, 20 studio në garë për projektin
07/03/2012 00:00
Bashkia e Tiranës do të celë të enjten konkursin për projektin e zgjatimit të bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.
Nënkryetarja e bashkisë Jorida Tabaku tha për mediat se në garë për projektin fitues morën pjesë 20 studiot më të mira arkitekturore në botë, 7 prej të cilave do të paraqesin të enjten projektet e tyre.
Projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri e kryesuar nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Në përbërje të jurisë janë urbanistë të njohur të huaj dhe vendas. Fituesi i projektit do të shpallet në datën 9 mars.
Top Channel