Rikthehen protagonistët e ‘American Pie’

07/03/2012 10:30

Kanë kaluar më shumë se 10 vjet, por më në fund protagonistët e ‘American Pie do të rikthehen.

Kasti i plotë i filmit komik të vitit 2001 është mbledhur në Sidnei të Australisë për fillimin e xhirimeve të ‘American Pie: The Reunion’. Ky do të jetë filmi i fundit i sagës.

Regjisorët e filmit do të jenë Jon Hurwitz dhe Hayden Schlossberg.

Në Australi ishin të pranishëm Jason Biggs, Mena Suvari, Tara Reid, Sean Williams Scott, Eugene Levy dhe Chris Klein. Alyson Hannigan ishte mungesa që ra në sy e ditës së parë të “ribashkimit”.

FOTO GALERI
1/5
Jason Biggs

Top Channel