Natalie Portman “shet” fustanin e mbrëmjes Oscar

07/03/2012 13:10

Fustani i Christina Dior që Natalie Portman përdori në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar është shitur nga firma Rare Vintage tek një person anonim për të cilin dihet vetëm se është një koleksionist mode.

Personi, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e ka blerë fustanin e kuq për 50 mijë dollarë.

Një nga përgjegjëset e shitjes së fustanit tha: “Portman u dashurua menjëherë me fustanin sapo e pa. Ishte dashuri me shikim të parë. Gjithashtu i rrinte shumë mirë dhe nuk i është bërë asnjë ndërhyrje veshjes. Ishte fustani perfekt për vajzën perfekte.”

Natalie Portman është martuar

Zërat lindën në mbrëmjen e çmimeve Oscar: Natalie Portmna dhe Benjamin Millepied mbanin unaza që sugjeronin se mund të ishin martuar në fshehtësi të plotë.

Tashmë lajmi është konfirmuar nga Jamie Wolf, i cili është mik i bashkëshortit të protagonistes së ‘Black Swan’.

“Unazat i kam dizenjuar unë”, është shprehur Wolf për ‘Us Weekly’.

Por, miku i Millepied nuk ka zbuluar detaje se si, kur dhe ku është kurorëzuar marrëdhënia e Natalie Portman. Cifti ka një fëmijë tetë muajsh.

Top Channel