Demi Moore del nga rehabilitimi

07/03/2012 10:10

Demi Moore është kthyer në shtëpinë e saj në Los Angeles pas pesë javësh të kaluara në rehabilitim.

Aktorja u pa për herë të parë në publik duke zbritur nga një avion privat pasi përgjatë më shumë se një muaji ka ndenjur në fshehtësi të plotë.

49-vjeçarja ishte e shoqëruar nga shoku i saj i ngushtë Eric Buterbaugh.

Demi Moore u shtrua në një klinikë rehabilitimi pas abuzimit me substanca të ndaluara. Incidenti erdhi në një periudhë të vështirë për aktoren, pikërisht disa muaj pas ndarjes nga 33-vjeçari Ashton Kutcher, i cili në nëntor të vitit të kaluar e tradhëtoi atë.

Gjithashtu Moore u dobësua shumë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj 16 vjet më i ri dhe shqetësimi për shëndetin e saj u rrit. Aktorja ka anulluar edhe projektet e filmave për të cilët ishin nënshkruar kontratat.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel