Cërriku, qyteti i të papunëve

07/03/2012 00:00

Rreth 40 për qind e banorëve të qytetit të Cërrikut jane të papunë. Në këtë
qytet, një nga më të varfërit në vend, mbyllja e ish-ndermarrjeve te ndertuara para viteve 90 ka bere qe
shumica e popullsise se afte per pune, 14 mije banore, te mbetet rrugeve dhe te jetoje
vetem me ndihmen sociale.

Ndihma eshte 2 mijë lekë në muaj dhe shërben për asgjë përballe nevojave që ata kanë për mbijetesë. Madje muajt e fundit ata e kanë marrë të cunguar ndihmën ekonomike, në masën 73%, si pasojë e mungesës së fondeve.

Sipas burimeve në Bashkinë e Cerrikut kërkesat për t’u future në skemën e ndihmës ekonomike shkon deri në 500 aplikime në muaj, shifër kjo tepër e lartë.

Nga ana tjetër shitësit e dyqaneve kanë ndaluar dhëninen e ushqimeve me listë, pasi në shumë raste ata kanë dalë të humbur nga ky fenomen.

I gjithë Cerriku i është nënshtruar varfërisë dhe papunësisë. Qytetarët ende nuk dinë të thonë se si mund të dalin nga kjo situatë.

Top Channel