Të verbërit apel deputetëve

06/03/2012 00:00

Në prag të seancës parlamentare të së enjtes, shoqata e të verbërve dhe
para plegjikëve i kanë bërë apel deputetëve të kuvendit të Shqipërisë të
mos votojnë projektligjin për statusin e tyre i cili ka ndryshuar
konceptin e rimbursimit për shërbimet më jetike të tyre si energjia
elektrike.

Në një thirrje bërë publike në media, të dy shoqatat që preken direkt nga ndryshimet e bëra në statusin e tyre sipas ligjit të vitit 1996, kanë kërkuar kryesisht nga deputetët e mazhorancës të mos votojnë këtë projektligj që sipas tyre rrëzon të gjitha të drejtat e fituara prej tyre deri më sot.

“Të drejtat e fituara mbrohen me kushtetutë. Mos na rrezikoni më shumë shëndetin dhe jetën. Ne jemi zgjedhësit tuaj, ne besojmë se kemi zgjehdur mirë”, përfundon thirrja publike e shoqatës së të verbërve dhe paraplegjikëve.

Kryetari i shoqatës së të verbërve të Shqipërisë Sinan Tafaj deklaroi një javë më parë në media se ditën e enjte kur pritet të kalojë për mriartitm projektligji për statusin e të verbërve dhe paraplegjikëve i ndryshuar, kjo kategori do të protestojë para selisë së kuvendit të Shqipërisë.

Nëse miratohen ndryshimet e statusit, shoqatat e prekrura direkt nga ky projektligj kanë paralajmëruar se do t’i përshkallëzojnë protestat. 

Top Channel