Gomez lë xhirimet për rrezet e diellit

06/03/2012 17:00

Ndonëse ndodhet në Florida për të xhiruar filmin e saj të fundit, Selena Gomez nuk ka ndërmend që të lejojë punën që ta përfshijë të gjithën.

19-vjeçarja, pasi u largua nga sheshxhirimi për të qëndruar pranë të dashurit të saj, Justin Bieber, në ditën kur ai mbushi 18-vjetorin e lindjes, gjeti kohë të lirë për të shijuar rrezet e ngrohta të diellit në Florida.

Gomez përfitoi nga koha e mirë, për të hequr rrobat dimërore dhe për t’u ngrohur në diell pranë Oqeanit Atlantik.

Disa orë më pas, 19-vjeçarja shpërndau fotografinë e saj në rrrjetin shoqëror “Twitter”, shoqëruar së bashku me komentin: “Kisha nevojë për diell”.

Postimi i adoleshentes vjen vetëm disa ditë pasi Bieber vendosi të blejë shtëpinë që i përkiste më parë Ashton Kutcherit, në Hollivud.

”Vatra e re” e dashurisë ka kushtuar 10,8 milion dollarë dhe është e pajisur me pishinë dhe sauna të brendshme, të përshtatshme për të gjithë adhuruesit e ujit dhe diellit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel