Gjirokaster, romët pa ujë

06/03/2012 00:00

Disa banorë romë janë vendosur buzë lumit Drino në Gjirokastër rreth 12
vite më parë. Që prej asaj kohe 25 familjet rome nuk kanë marrë asnjë
shërbim komunitar. Furnizimi i tyre me ujë të pijshëm do të reduktonte
semundjet e shkaktuara nga ndotja alarmante ne kete vend.

Ndërmarrja e Ujësjellësit e pyetur për këtë problem bën me dije se ka vënë në dispozicion të komunitetit rom që ka jetuar vazhdimisht në Gjirokastër një linjë furnizimi me ujë. Drejtori Dasho Qeli sugjeron që këta banorë nëse vërtetë jetojnë buzë lumit duhet t’i bashkohen komunitetit tjetër rom që jeton në Gjirokastër në lagjen zinxhira sepse atje ka ujë.

Banorët romë të buzëlumit e kanë ditur këtë përgjigje prej vitesh kështu që ata nuk shpresojnë askund. Lumi i Drino i cili ka tejkaluar cdo kufi të ndotjes do të vazhdojë të plotësojë nevojat e tyre për ujë edhe këtë verë.

Top Channel