Emily Blunt: Preferoj rolet klasike

06/03/2012 08:40

Emily Blunt shpjegon pse ka refuzuar rolet kryesore në filmat ‘Captain America’ dhe ‘Iron Man 2’.

“Zakonisht rolet femërore në filmat me superheronj nuk kanë asgjë të veçantë. Është heroi ai që fluturon vërdallë duke shpëtuar botën, ndërsa e dashura është vetëm një vajzë e mërzitshme”, thekson aktorja britanike për revistën ‘Vulture’.

“Nëse do më ofrohet një rol i mirë unë pranoj në çfarëdolloj gjinie filmi. Nuk kam asgjë me filmat të tipit Superman dhe do më pëlqente që një ditë të isha protagoniste në një film fantashkencë”, shton Blunt.

Mbrëmjen e kaluar aktorja ishte së bashku me Ewan McGregor në premierën e filmit ‘Salmon Fishing in the Yemen’, në Los Angeles (SHBA).

Top Channel