Jessie J: Zëri im ka nevojë për pushim

05/03/2012 10:50

Jessie J ka anulluar një koncert në Australi për shkak të problemeve me zërin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja britanike në Twitter.

23-vjeçarja shkroi: “Zëri im vendosi të dalë për një xhiro. Më vjen shumë keq për fansat që ishin bërë gati për koncertin tim në Australi.”

“Më është këshilluar që të mos e zhvilloj koncertin për shkak se zëri im është i lodhur”, shtoi këngëtarja.

Jessie J, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Ellen Cornish, duhet të performonte në Future Music Festival në Perth sëbashku me Fatboy Slim, Tinie Tempah dhe Swedish House Mafia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA