Ligji i ri për INSTAT, i cili e vendos këtë institucion në varësi të kryeministrit, i votuar vetëm nga të djathtët, nuk është vetëm cështje  e politikës së brendshme. 

Opozita e  cila ka qenë kundër, thotë se me vendimin e fundit shkelet rëndë një nga direktivat e Bashkimit Europian për pavarësinë profesionale, e për të cilat Shqipëria në progres raportet e disa viteve me radhë është krituar vazhdimisht.

“Në progress raportin e vitit 2011 të KE thuhet qartë që dispozitat e ligjit për statisikat në lidhje me rolin e INSTAT, si koordinator kombëtar i sistemit statistikor janë të pamjaftueshme. Ligji gjithashtu nuk arrin të sigurojë një përfaqësim të gjerë të gjithë përdoruesev të statisikave zyrtare. Kuadri ligjor që rregullon rekrutimin e dhe shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të saj, nuk garanton pavarësinë profesionale të INSTAT-it e cila nuk është ardesuar sa duhet në ligj dhe nevojiten përpjekje për të siguruar burime njerëzore dhe financiare të mjaftueshme. Ajo që ndodhi edhe në këtë ndërhyrje jo vetëm që nuk ndryshoi asgjë, por varësia profesionale institucionale u përkeqësua”, tha deputeti i PS, Taulant Balla.

Po cila duhet të jetë zgjidhja për të shmangur edhe këtë barrierë të integrimit. Opozita i referohet parimeve dhe praktiva ligjore të vetë Bashkimit Europian.

“Po sjell në vëmendje rregulloren e miratuar nga PE dhe KE me numër 223, 2009 e cila në nenin e parë sanksionon që të gjitha vendet anëtare të BE lidhur me autortet që mbulojnë statistikat zyrtare duhet të garantojnë  pavarësinë profeiosnale dhe institucionale. Janë 17 vende të BE që këtë e kanë në paralamentet përkatëse”, theksoi deputeti socialist, Taulant Balla.

Deputeti Balla duke iu refreuar Greqisë thotë se ky vend është në krizë jo vetëm për shkak të borxheve pro edhe se fshehu statistikat. Ndaj sipas tij Greqia sot ka nisur hetimet për institucionin që mat të dhënat në vendin fqinjë.

Top Channel