Hapet skema e subvencioneve/ Fermerët aplikojnë nga 20 maji, fondi për investimet ulet me 75%

12/05/2026 15:45

Pas një vonesë prej 1 muaj e gjysmë, Ministria e Bujqësisë më datën 20 maj do t’i japë të drejtë fermerëve të aplikojnë për subvencionet e miratuara nga qeveria. Në dispozicion të bujkut shqiptarë janë vënë 52 milionë euro, nga të cilat 27 do të shkojnë për Skemën Kombëtare.

Ndërsa 25 milionë euro i janë akorduar Skemës së Investimeve, ku në total 20 prej tyre I takojnë fermerëve që janë shpallur fitues që në vitin 2025, por që nga AZHBR fermerët e stabilimenteve kanë përfituar vetëm 30% e paradhënies. Ndërsa për vitin 2026 për të njëjtin zë buxheti është tkurrur në 75%, pasi për fermerët që duan të zgjerohen në investime kësaj here ministria e financave ka dhënë vetëm 5 milionë euro.

Nëse I referohemi kalendarit të aplikimeve për skemën kombëtare, AZHBR këtë proces e ka vonuar  më shumë se 40  ditë, kjo si mungesës së kontratës së mirëmbajtjes që menaxhon aplikimet e fermerëve në e-albania, dhe draft propozimit të minsitrit të bujqësisë dhe atij të financave që përcakton kriteret e përfitimit.

Skemë Kombëtare e këtij viti, ndryshimet më të mëdha i ka pasqyruar  në sektorin e blegtorisë duke përgjysmuar numrin e krerëve për të qenë përfitues, ku për herë të parë do të marrin mbështetje financiare edhe fermerët që rrisin derra.

Ndryshe nga një vit më parë, kësaj here fermerët nuk do të përfitojnë naftën falas, me pretendimin se lënda djegëse jo gjithmonë përdorej për traktorët që punojnë tokën. Edhe kësaj here aplikimet do të bëhen online, ku në asistencë do të vijnë edhe zyrat e agropikave.

Top Channel