Kosova po i jep përparësi të drejtpërdrejtë fermerit, për ta bërë atë sa më konkurrues në rajon.
Nga 95.6 milionë euro buxhet për bujqësinë, plot 59.5 milionë shkojnë si subvencione direkte për fermerët. Në anën tjetër, Shqipëria ka një buxhet më të madh në letër, 162 milionë euro, por vetëm 52 milionë euro arrijnë realisht tek fermerët përmes skemave kombëtare dhe investimeve për vitin 2026.
“Ata i kanë kushtuar më tepër rendësi sovraniteti ushqimore, edhe pse janë në kushte më të disfavorshme se ne. Ndërkohë që ne kemi mundësi edhe për eksporte dhe japim më pak se 50% se buxheti i Kosovës, sepse këtu tek buxheti jonë përfshihet edhe Skema e Investime që ka për qellim të zëvendësojë fondet e munguar të Programit IPARD”, u shpreh eksperti i ekonomisë Eduart Sharka.
Në Shqipëri, një fermer që mbarështon mbi 5 krerë lopë përfiton 12 mijë lekë për krerë. Në Kosovë, blegtori përfiton 90 euro për krerë gjedh,60 euro për mëshqerrat për riprodhim, 30 euro për viçat dhe deri në 180 euro për buallicat. Një tjetër ndryshim i madh është se Kosova financon edhe qumështit.
Në Shqipëri fermeri që merret me rritjen e bagëtive të imta subvencionohet me 1 500 lekë/krerë; ndërsa në Kosovë i njëjti blegtor merr 30 €/krerë.
Tek ne mbarështuesit e shpendëve nuk kanë të drejtë përfitimi, ndërsa në Kosovë ai mbështetet me 0.50 €/kokë
Ndonëse këtë vit është shtuar vlera e subvencionit për bletarët, ku nga 1000 lekë për zgjua ka shkuar në 2000 lekë, Kosova sërish është në avantazh përballë Shqipërisë sepse fermerët atje përfitojnë nga 25-30 euro.
Ndërkohë që Kosova ka në fokus mbështetjen e fermerëve që mbarështojnë gjedh dhe të imta, ministri Andis Salla ka në fokus mbështetjen e mbarështuesve të derrave, ku për herë të parë fermerët do të marrin 7 000 lekë, ndërsa në Kosovë i njëjti fermer mbështet më 25 euro.
Një tjetër ndryshim i madh mes nesh dhe Kosovës është se 8 mln euro të Buxhetit do të shkojnë për skemën e naftës dhe të inputeve bujqësore, ndërsa Ministria e Bujqësisë për këto dy zëra që kanë impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e kostove jep zero subvencion.
Top Channel