Kardashian, një sekretare seksi
04/03/2012 14:40
Ndonëse ishte vetëm një darkë me disa miq, për Kim Kardashian, pamja e jashtme nuk mund të neglizhohet asnjëherë.
31-vjeçarja u paraqit në një restorant shik në Beverli Hills, Los Anxhelos, e veshur si një sekretare seksi, me një këmishë të bardhë me fjongo dhe një minifund të shkurtër.
Gjatë mbrëmjes, Kim u duk në formë të mirë, ndërsa u fotografua e buzëqeshur.
Më parë gjatë ditës, Kardashian kishte udhëtuar në Los Anxhelos nga Atlanta, ku xhiroi serinë e re të “Drop Dead Diva”.
Kardashian, e cila mban të informuar fansat e saj për çdo lëvizje nëpërmjet “Twitter”, kishte shkruar në status më parë: “E ndiej që sot do të jetë një ditë e bukur”.
Top Channel