Trotuar/ “Jam gjykuar në nder…”, ish-banorja e BBVA5: Ja pse zgjodha të lidhesha vetëm me një djalë në ‘Përputhen’
Mariah Carey është rishfaqur. Për të parën herë pasi solli në jetë
fëmijët e saj binjakë, këngëtarja është rikthyer në skenën e koncerteve
live dhe këtë fillim marsi ajo është ngjitur në një skenë të Nju Jorkut
në një performancë të jashtëzakonshme live.
Hitet më të suksesshme të këngëtares si “Shake It Off” dhe “Alëays Be My Baby” të cilin ja ka dedikuar fëmijëve të saj Moroçan dhe Monroe ishin vetëm pak ndër këngët të cilat interpretoi Carey në këtë rikthim të sajnin në skenën e muzikës botërore.
Përpara fansave artistja është shprehur: “Unë e shoh veten para së gjithash si një shkruese këngësh, gjithçka tjetër vjen më pas”.
Përpos një këngëtarjeje e cila nuk kishte humbur asgjë nga magjia e vokalit, kjo performance live dëshmoi edhe formën perfekte fizike të këngëtares e cila u shfaq elegante, duke humbur të gjitha kilogramët e tepërta nga shtatzënia. Eventi promocional ku u shfaq Carey është sponsorizuar nga “Caesars Entertainment” dhe shou në Neë York ishte vetëm njëri ndër 4 koncertet që u mbajtën njëherazi edhe në Los Angeles, Chicago dhe New Orleans të cilat u transmetuan live në ekranet amerikane.
Top Channel