Gjirokastër, taksa e gjelbërimit bëhet 600 lekë

03/03/2012 00:00

Qytetarët e Gjirokastrës do të paguajnë cdo muaj 600 lekë të reja e cila
do të vilet me faturën e ujit nga drejtoria e ujësjellësit.

Vendimi u mor pak ditë më parë nga Këshilli Bashkiak i qytetit të gurtë. Shefi i Shërbimeve në bashki Dasho Sejdo ka deklaruar se taksa e re për gjelbërimin nuk do të shtojë sipërfaqen e gjelbërt por synon mirëmbajtjen e hapësirave aktuale.

Gjirokastra në statistikat e fushatave elektorale rezulton me një hapësirë të gjelbert rreth 40m katrorë për banor ndërsa në statistikat zyrtare kjo sipërfaqe është gati 10 herë më e vogël madje ka ardhur duke u zvogëluar me kalimin e viteve, ku lulishtet janë zaptuar nga ndërtimet.

Gati gjysmën e hapësirës së gjelbërt të qytetit e zë parku i Viroit, një hapësirë plotësisht e shkatërruar dhe jashtë vëmendjes.Viti 2012 do të vjelë nga qytetarët në Gjirokastër në funksion të buxhetit bashkiak për veç kësaj takse të re 10% më shumë taksa lokale për pastrimin dhe ndriçimin e rrugëve, shërbime që janë po aq problematike sa gjelbërimi.

Top Channel