Të shndërrohesh qoftë edhe për një set fotografik si Marilyn Monroe është shndërruar në një ‘epidemi’ tanimë.

E kësaj tendence nuk i ka shpëtuar as një këngëtare si Avril Lavigne e cila shfaqet me imazhin e femrës fatale.
Ish-lolita e punk këtë e ka bërë për videon e këngës së saj më të fundit, “Goodbye” e cila është pjesë e albumit “Goodbye Lullaby” dhe për këtë ka zgjedhur të rregjistrojë një video erotike.

E ndryshe nga videot e mëhershme, në këngën e re, Lavigne ka zgjedhur që të nxjerrë në pak edhe linjat e saj perfekte fizike.Dhe këtë nuk e ka bërë në kërkim të suksesit të saj të zakonshëm, por me një qëllim më madhor. Kjo video e nxehtë është bërë që të mbledhë sa më shumë të ardhura të cilat do të shkojnë për bamirësi nëpërmjet fondacionit të saj.

Videoja është realizuar nga një mik i saji, Mark Liddell në hotelin luksoz “Chateau Marmont” në Los Angeles e që përcjell imazhin e Lavigne në pozicionin e një të dëshpëruare. Këngëtarja jep kështu një spektakël të nxehtë dhe që nxjerr në pah padyshim pjesën e saj më sensuale.

Dhe Lavigne gjithçka e ka bërë vetëm për të mbledhur fonde të cilat do të shkojnë për fondacionin e saj nëpërmjet të cilit këngëtarja ka zgjedhur që t’ju vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë dhe me paaftësi.

Top Channel