Trotuar/ “Jam gjykuar në nder…”, ish-banorja e BBVA5: Ja pse zgjodha të lidhesha vetëm me një djalë në ‘Përputhen’
Demi Moore kthehet në shtëpi…! Një muaj pasi ju nënshtrua seancave
rehabilituese, aktorja ka lënë klinikën dhe mediat raportojnë se
shëndeti i saj është përmirësuar ndjeshëm.
Është e bija e aktores, Rummer e cila mësohet të ketë dhënë këtë lajm duke thënë se nëna e saj është në rrugën e duhur dhe se po i rikthehet normalitetit. Divorci më bashkëshortin e saj të 6 viteve të fundit ishte tepër i rëndë për aktoren e cila për disa muaj nisi të merrte qetësues në sasi të pakontrolluara, çka i shkaktuan telashe të mëdha këngëtares. Por për fat të mirë, ajo ka një familje e cila beson mbi gjithçka se Moore do ta tejkalojë tërësisht këtë moment, më të keqin në jetën e saj.
Mediat raportojnë se ka qenë pikërisht ndikimi i vajzave të saj që bëri aktoren të reflektonte dhe të kërkonte ndihmën e mjekëve të një klinike të specializuar për kësi rastesh, dhe tanimë, pasi i është bindur dhe ka ndjekur këshillat e mjekëve, Demi Moore është më mirë, shëndeti i saj është përmirësuar dhe tani aktorja gjendet pranë vajzave të saj të cilat i kanë qëndrua pranë në çdo hap të jetës së saj.
Top Channel