Trotuar/ “Jam gjykuar në nder…”, ish-banorja e BBVA5: Ja pse zgjodha të lidhesha vetëm me një djalë në ‘Përputhen’
Për NBC, “The Voice” është provuar një kartë e vërtetë fituese. Jo më larg se pranverën e kaluar, rrjeti televiziv amerikan nuk shihte vecse errësirë përpara.
“Është ndoshta vështirë të shpjegosh sa keq po shkonin punët për National Broadcasting Company dhe audiencën e saj”, shkruan prestigjozja New York Times deri në momentin kur në 27 prill, një konkurs i ri kënge “The Voice” do të merrte udhë në këtë rrjet duke e rritur ndjeshëm shikueshmërinë e tij.
Spektakli u rikthye në NBC këtë vit në 5 shkurt, menjëherë pas superbowl-it. “The Voice” është shndërruar ngadalë në një fitues të padiskutueshëm të llojit të vet, duke zbehur përkohësisht edhe “American Idol”, që ka mbajtur për shumë kohë vendet e para të klasifikimeve.
Nëse suksesi vazhdon, ai shumë shpejt mund të çimentojë vendin e vet në plejadën e më të mirëve, përkrah “American Idol” të Fox-Broadcasting Corporation, “Survivor”, që ndihmoi CBS-in të katapultohej në majë.
Me arritjet e sezonit të parë, të mbyllur në maj, drejtuesit e NBC-së kërkuan ta shndërronin spektaklin në kolonën qendrore të programeve të vjeshtës.
Por nga brenda pati rezistencë, për faktin e thjeshtë se u pretendua një ripërvijim i spektaklit me qëllim zgjerimin e tij, si dhe më shumë kohë në dispozicion për audicionet e konkurentëve të rinj. Me pak fjalë, studio më të mëdha, trajnerë më të mirë, më shumë para për shpenzim.
Interesi ka qenë i madh. Christina Aguilera ka firmosur tashmë dhe do të jetë një nga trajneret. Shtyrja e spektaklit për në muajin shkurt i dha NBC-së edhe shansin ta promovonte atë gjatë eventit më të rëndësishëm sportiv në Shtetet e Bashkuara, Superbowl-it, duke i rezervuar një spot një minutësh në kampionatin e ndjekur nga 11 milionë shikues.
“Të kesh spektaklin numër një të momentit në industrinë e televizionit, është e jashtëzakonshme”, thonë drejtues të NBC-së. Derisa spektakli hyn në transmetim e tij shikon mënyrën se si audienca e mirëpret, nuk arrin të kuptosh ndjesinë e vërtetë.
Në Shqipëri spektakli i talenteve startoi në Top Channel tetorin e 2011-s, dhe u shndërrua shumë shpejt në spektaklin më të ndjekur, jo vetëm në vend, por edhe në Kosovë e të gjitha trevat shqipfolëse.
Trofeun e zërit më të mirë e rrëmbeu Rina Bilurdagu, e cila do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me Universal Music. Për secilin prej katër finalistëve Universal Music do të kompozojë nga një këngë, të cilat më pas do të shpërndahen në rang ndërkombëtar.
Top Channel