Mila Kunis shkëlqen në Paris

02/03/2012 17:10

Parisi mund të jetë një qytet i mrekullueshëm ku fshihen shumë bukuri, por një bukuri më shumë është gjithmonë e mirëpritur.

Mila Kunis tërhoqi më shumë vëmendje se vetë kulla e Eifelit, ndërsa mrekulloi me paraqitjen e saj mbi një anije në Senë, gjatë një seance fotografimi për llogari të parfumeve “Christiane Dior”.

Në një mëngjes gri dhe me mjegull, aktorja e “Friends ëith Benefits” u duk në një formë të shkëlqyer fizike, ndërsa një fustan ngjyrë qumështi i ngjitur pas trupit zbuloi format e saj të mrekullueshme.

E renditur si femra e tretë më e dëshiruar nga meshkujt në botë në vitin 2012 nga një anketë e “Askmen.com”, Kunis gjithsesi nuk ndihet një njeri ndryshe nga të tjerët.

”Nuk mendoj se jam veçanërisht e bukur apo e aftë”, deklaroi aktorja në një intervistë të publikuar në një revistë amerikane.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA