Katy Perry: Muzika ime do ndryshojë
02/03/2012 14:15
Katy Perry ka deklaruar se muzika e saj tashmë do të jetë më e zymtë pas divorcit nga aktori Russell Brand.
Këngëtarja, e cila është ndarë nga komiku britanik dhjetorin e kaluar, shprehet për revistën ‘Interview’ se në albumin e tretë të saj këngët do të jenë më pak të gëzueshme.
“Albumi i tretë do jetë ndryshe nga dy të parët. Muzika do jetë më e errët se zakonisht”, theksoi Parry.
Ndryshimi tek Perry duket edhe në setin fotografik për revistën, ku ndryshe nga çfarë jemi mësuar këngëtarja nuk preferon ngjyrat.
Ja fotot:
Top Channel