Ilaçet, çmimi i referencës si vendet e tjera

02/03/2012 00:00

Shqipëria nuk do të lejojë të importohen medikamente me çmim më të lartë
reference se sa ai i përcaktuar me ligj dhe që do të jetë i njëjtë me
atë të vendeve të tjera si Italia, Greqia e Maqedonia.

“Ne kemi ndërmarrë me shumë kurajë një tjetër vendim të Këshillit të Ministrave, tashmë në fuqi, për vendosjen e sistemit të referencës së cmimit të barnave, duke siguruar nivel çmimi barnash të njëjtë, në mënyrë të veçantë për barnat e shtrenjta me shtete të tilla, me dimensione shumë më të mëdha si Italia, Greqia apo vende të tjera kufitare, të cilat kanë demografi shumë më të lartë dhe nivele konsumi barnash shumë më të larta. Ndërhyrje konkrete në mënyrë që gjithnjë e më shumë barnat në Shqipëri të jenë të lira, me cilësi të lartë dhe të ndikojnë sa më pak në buxhetet familjare të shqiptarëve”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Gjatë analizës vjetore të Qendrës së Kontrollit të Barnave u theksua si arritje liberalizimi i tregut farmaceutik, çka eleminoi korrupsionin qe zhvillohej per shkak te distances si kriter kryesor ne licensimin e nje farmacie.

“Vlen për t’u theksuar se jemi vendi më i lirë në Evropë dhe botë në tarifat që ofrojmë, qoftë për regjistrimin e barnave, qoftë për shërbimet e tjera të importit të barnave, qoftë për prodhimin vendas, qoftë dhe masat administrative në fakt janë më të voglat në vendet e rajonit”, thotë Besnik Jakaj, drejtues i Qendrës së Kontrollit të Barnave.

Per te luftuar edhe kontrabanden ne ambalazhin e medikamenteve pritet te shtohet dhe pulla e dyfishte.

Top Channel