Bota e muzikës është shokuar nga lajmi i vdekjes së papritur të Lucio Dalla. Kantautori italian ka pësuar një infarkt në zemër në Zvicër, ku bolonjezi ndodhej për një tur koncertesh.

Dalla do të mbushte 69 vjeç në datën 4 mars. Shfaqja e fundit e tij për publikun italian ishte vetëm pak ditë më parë në festivalin e Sanremos, ku Dalla mori pjesë me këngën “Nani”, bashkë me një këngëtar të ri të quajtur Pierdavide Carone.

Sipas mediave italiane, Dalla mbrëmjen e së mërkurës kishte rënë për të fjetur i qetë.”Nuk ka mundësi,më telefonoi të mërkurën në mbrëmje dhe ishte shumë mirë, dukej i lumtur, i qetë dhe në paqe me veten e tij”, shprehet miku historik i Dalla-s, Roberto Serra, fotoreporter.

Sipas pjesëtarëve të ekipit të këngëtarit, nuk kishte asnjë sinjal apo shenjë që Lucio të ndihej keq me shendet. “Ishte mirë. Ai dhe Mondella (themelues i Midas Promotion, që ndiqte aktivitetin e artistit) folën në telefon me njëri-tjetrin pas koncertit në Montreaux. Lucio ishte shumë i kënaqur që gjërat shkuan mirë”, sqaron asistenti i Dalla-s. Sipas tij, Lucio ishte zgjuar si zakonisht, kishte ngrënë mëngjes dhe kishte bërë disa telefonata. Pas kësaj u ndje keq dhe mbylli sytë njëherë e përgjithmonë.

Në rrjetet sociale janë publikuar për pak minuta mesazhe dhimbjeje për largimin nga jeta para kohe të këtij artisti të madh. Ngushëllime kanë shprehur personazhe të botës së spektaklit, të politikës…mes tyre Jovanotti shkruan: “Oh jo, nuk mund ta besoj, vërtet që nuk mund ta besoj”.

Lucio Dalla ka kompozuar këngën “Caruso” në vitin 1986, e cila është kënduar nga shumë artistë ndërkombëtarë. Një tjetër hit i tij është edhe “Gesu Bambino”

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA