Jennifer Lopez ka dalë nga vetja duke lënë muzikën e duke pozuar si një boksiere e vërtetë në një set fotografik për versionin sportiv të revistës ‘V’.

Në një nga fotot këngëtarja pozon krejtësisht nudo dhe përdor dorezat e boksit për të mbuluar pjesët intime të saj.

Në fotot e tjera 42-vjeçarja latine tregon trupin e mrekullueshëm me veshjet tradicionale të një boksieri në palestër.

Ky set fotografik është realizuar nga fotografi me famë botërore Mario Testino.

Jennifer Lopez deklaroi në intervistën për revistën ‘V’ se në jetën e saj ka pësuar shumë goditje, por ajo është e stërvitur për të vazhduar deri në raundin e 15, njësoj si boksierët e mëdhenj.

Këngëtarja dhe aktorja foli edhe për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Marc Anthony.

“Ne jemi prindër dhe miq. Kjo është ajo që do na mbajë të lidhur. Njerëzit presin që gjithçka të jetë negative mes nesh sepse marrëdhënia përfundoi, por nuk ka pse të jetë kështu”, u shpreh Lopez.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA