Eddie Murphy-Toni Braxton, lidhje serioze

01/03/2012 08:40

Jeta private e Eddie Murphy i ngjan shumë telenovelave, por më në fund duket se aktori ka nisur një lidhje serioze dhe e përzgjedhura është këngëtarja Toni Braxton.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘Us Weekly’ duke shtuar se aktori 50-vjeçar dhe këngëtarja 44-vjeçare e kanë marrë shumë seriozisht këtë marrëdhënie.

Eddie Murphy, i cili ka tetë fëmijë nga lidhjet e tij të mëparshme, kohët e fundit është i pranishëm në çdo koncert të Braxton.

Një zëdhënës i këngëtares është shprehur për revistën ‘Us Weekly’: “Toni dhe Eddie janë vetëm miq dhe gjithmonë kanë qenë fansa të njëri-tjetrit.”

Por, një burim i revistës zbuloi se fëmijët e tyre janë takuar dhe gjithçka po bëhet shumë serioze.

Top Channel