Socialistët në Kuvendin e Shqipërisë kanë ngritur sërish zërin për atë që e kanë quajtur prag dështimi i tretë i Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat.

Deputeti Ben Blushi ju referua vendimit të BE-së për Serbinë ndërkohë që sic tha ai ky vend ka qenë shumë pas Shqipërisë.

“Në rastin e Serbisë dhe Kosovës negociojnë serbët me shqiptarët, në rastin tonë negociojnë shqiptarët me shqiptarët. Si ka mundësi që serbët me shqiptarët merren vesh, ndërsa në rastin tonë shqiptarët me shqiptarët nuk merren vesh?! Pse qënka më e lehtë në rastin e Kosovës dhe Serbisë të negociohet për termin Republikë dhe në rastin tonë negociohet për sistemin zgjedhor?! Pse qenka më e lehtë që në rastin e tyre të citohet rezoluta 12 44 dhe në rastin tonë kaq e vështirë të identifikohen votuesit me gisht?! Ndryshoi vendimi i Serbisë për Kosovën dhe qënka kaq e vështirë për qeverinë shqiptare të pranojë ndryshimin e  KQZ-së”, tha Ben Blushi.  

PS: INSTAT si TVSH-ja

Në të njëjtën vijë ishte deputeti e njëkohësisht kryetari i Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati.

Duke u ndalur tek detyrimi që rrjedh nga marrëveshja e stabilizim asocimit përsa i përket INSTAT-it, ai tha se kjo është një lëvizje e kryeministrit në vazhdën e uzurpimit të institucioneve.

“BE kërkon garantimin e pavarësisë  së INSTAT-it, ndërsa ju sanksiononi kontrollin kryeministror mbi të duke e bërë gjithmonë e më të ngjashëm me RTSH-në dhe shërbimin diplomatik, si celula propogandistike të gënjështrave të pushtetit. Pra ju po u ofroni qytetarëve një model të arkivuar të perandorive komuniste, sipas së cilës të gjitha pushtetet burojnë nga udhëheqësi i pagabueshëm”, tha Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA