Natalie Portman është martuar

29/02/2012 13:05

Zërat lindën në mbrëmjen e çmimeve Oscar: Natalie Portmna dhe Benjamin Millepied mbanin unaza që sugjeronin se mund të ishin martuar në fshehtësi të plotë.

Tashmë lajmi është konfirmuar nga Jamie Wolf, i cili është mik i bashkëshortit të protagonistes së ‘Black Swan’.

“Unazat i kam dizenjuar unë”, është shprehur Wolf për ‘Us Weekly’.

Por, miku i Millepied nuk ka zbuluar detaje se si, kur dhe ku është kurorëzuar marrëdhënia e Natalie Portman. Cifti ka një fëmijë tetë muajsh.

Top Channel