Zoey Deschanel dukej me të vërtetë tërheqëse, e fotografuar në sheshin e xhirimeve me një fustan të viteve 1950.
32-vjeçarja, protagoniste e “Yes Man”, është duke xhiruar në Los Anxhelos komedinë “New Girl”, e cila do ta kthejë disa dekada pas në kohë.
Pa vështirësi, aktorja që përflitet për një flirt me Russell Brand pas ndarjes së tij nga Katy Perry, u përshtat lehtësisht me rolin e saj.
Në momentet e pushimit, për t’u mbrojtur nga i ftohti, Zoey veshi pallton e saj, por gjithashtu përfitoi nga rasti për të takuar disa fansa dhe për të fismosur autografë.
Më vonë gjatë ditës, Deschanel shpjegoi në “Twitter” arsyen e humorit të saj të shkëqlyer, kur tregoi se kishte patur një takim çmallës me familjen e saj.
Top Channel