Uma Thurman shtatzënë

28/02/2012 14:20

Uma Thurman është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të tretë.

Revista ‘Life & Style’ bën të ditur se protagonistja e ‘Pulp Fiction’, e cila më parë ka qenë e martuar me aktorin Ethan Hawke e me të cilin ka dy fëmijë, po pret fëmijën e parë me biznesmenin Arpad Busson.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i 41-vjeçares.

Uma Thurman u bë e famshme në filmin ‘Pulp Fiction’ të Quentin Tarantinos, në vitin 1994.

Edhe partneri i aktores, Arpad Busson, ka dy fëmijë nga marrëdhënia e tij e mëparshme me supermodelen australiane Elle MacPherson.

Top Channel