Cmimet ngushëlluese të mbrëmjes Oscar

28/02/2012 10:20

Askush nuk del duarbosh nga mbrëmja e ndarjes së çmimeve Oskar. Ka nga ata që kthehen në shtëpi me statujën që duan të gjithë dhe ka nga ata që kënaqen me një çantë me dhurata që i jepet atyre që janë të nominuar për çmime.

Kjo çantë ka një vlerë prej 62 mijë dollarësh. Lash Fary, themeluesi i agjensisë së marketingut Distinctive Assets, ka dhjetë vite që e mbush këtë çantë-homazh për aktorët “humbës”.

Ja dhuratat që kanë marrë ndër të tjerë edhe aktorë si Brad Pitt dhe George Clooney:

Udhëtim në Safari (Vlera: 15580 dollarë) – Udhëtim për dy persona i mbushur me luks dhe aventurë që ofrohet nga Premier Tours. Një xhiro pesëditore në deltën spektakolare të Botsvanës që është e famshme për elefantët kryesisht.

Një festë personale (Vlera: 15000 dollarë) – Nëse nuk kanë fituar çmim Oskar sërish aktorët duhet të festojnë sepse kanë arritur deri tek nominimet. Festa bëhet me shpenzimet e firmës italiane Disaronno që i vë në dispozicion aktorëve gjithçka për të realizuar një festë kudo që të kenë dëshirë dhe ku mund të ftojnë deri në 100 persona.

Dizinfektues
(Vlera: 135 dollarë) – Një aktor i famshëm prek dhe shtrëngon duart e shumë njerëzve dhe shpeshherë është i nevojshëm dizinfektimi. Vetë xheli dizinfektues kushton 3 dollarë, por çmimi rritet deri në 135 dollarë sepse shishja e vogël është e rrethuar nga një kornizë me diamantë Swarovski.

Abonim tek parukieri
(Vlera: 2000 dollarë) – Ky parukier që ka këtë abonim kaq të shtrenjtë nuk është një dosido, por ai i yjeve të Beverly Hills, JM Blowdry. Përveç kësaj, çdo rregullim flokësh shoqërohet me shampanjë dhe ëmbëlsira.

Resort tropikal në Meksikë (Vlera: 3350 dollarë) – Ky është udhëtimi i dytë i çantës pas Safarit në Afrikë. Dy net në resortin Punta Mita, në një vilë gjigande në plazhin privat dhe pa fotografë vërdallë.

Top Channel