Victoria, e zymtë në mbrëmjen e “Oscar”

27/02/2012 14:20

Victoria Beckham e kishte tërësisht të pamundur të dhuronte një buzëqeshje në ceremoninë përpara mbajtjes së mbrëmjes së “Oscar”.

Për arsye të panjohura, 37-vjeçarja u shfaq me një çehre tërësisht të ndryshme nga ajo e bashkëshortit të saj David, i cili u duk i qeshur dhe i gëzuar në mbrëmjen e madhe.

Më parë gjatë shkurtit, Victoria ishte fotografuar disa herë gjatë punës së saj në javën e modës së Nju Jorkut, por stilistja dhe ish-këngëtarja nuk shfaqi asnjë problem me humorin atëherë.

Serioziteti i britanikes ishte evident edhe në fotografinë e grupit së bashku me miqtë e vjetër Tom Cruise dhe Kate Holmes, ku të tre shfaqeshin të buzëqeshur në fotografi, përveç Victorias, që dukej gati gati e sikletosur që i duhej të pozonte.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel