Big Brother, Gjoni e Emirjeta: Ja ku gabuam

27/02/2012 19:35

Vetëm një javë ka zgjatur aventura e tyre në shtëpinë e Big Brother dhe Emirjeta bashkë me Gjonin, ishin dy banorët për të cilët publiku vendosi të largoheshin nga shtëpia.

Ku gabuan ata? Si e ndjejnë veten jashtë? Cfarë dhe kush do t’u mungojë më shumë nga shtëpia e Big Brother?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve vetë Gjoni dhe Emirjeta ishin të ftuar në emisionin e Pasdites në Top Channel.

Vajza shkodrane, njëkohësisht edhe me statusin e nënës së re tha: Isha pak aktive aty brenda, nuk gjeja veten, ishte e vështirë dhe unë e mendoja më të thjeshtë. Rrëmuja që u krijonte herë pas herë ma vështirësonte ambientimin aty. Unë isha mësuar ndryshe. Por dhe grupimet që nisën shpej e shpejt me të cilët unë nuk u përshtata. Grupi Anila me të tjerët nuk më pëlqenin. Isha më shumë me Metin dhe Liamin, dëgjonim njëri-tjetetrin deri në fund. Unë dua kohë që të përshtatem, dua të kohë të ndihem rehat. Në asnjë moment nuk e ndjeva veten kështu aty. Me Anilën kam debatuar 3 herë për të njëjtën arsye. Anila është një person që con tonin e zërit aty ku nuk arrihet. Unë këtë nuk e kam. Anila preferonte debatet. Debatonte, mendohej 30 minuta për ato që do të thonte e pastaj vazhdonte sërish debatin. Është një ndër personat që nuk ka asgjë pozitive, si nga paraqitja ashtu edhe nga ana shpirtërore. Dy ditet e para ishin të vështira, pastaj nisa të përshtatem. Përfaqësoj një nënë të re.

Kë sheh konkurent të fortë dhe se cfarë do t’i mungojë nga shtëpia e Big Brother, Emirjeta thotë: Liami është konkurent i fortë dhe imiton shumë. Do më mungojnë më shumë emocionet që të jep ndjekja e kamerave.

Gjoni ishte konkurenti tjetër, që nuk arriti të marrë besimin e shqiptarëve për të vazhduar aventurën e tij në Big Brother. Ai u mundua të analizojë se pse nuk ndodhi kjo: Unë besoj se shpesh isha jashtë bisedave, jashtë lojës. Shumë batuta nuk i kuptoja besoj nga fakti që kam 17 vite që kam vetëm shoqëri italiane. Unë s’mund të kisha kurrë sjellje vulgare si disa banorë të tjerë aty brenda, si Edgari, pasi ka ofenduar Gentën dhe që përpiqet të jetë gjithmonë në qendër të kamerave. Për mua liami është kandidati kryesor për të fituar dhe me bagazh. Do më mungojë si Big Brother si eksperiencë, ndërsa si personazh Liami.

Top Channel