“Familja në shi”

27/02/2012 12:20

“Familja në shi” është shfaqja e dytë e përgatitur dhe vënë në skenë në Teatrin e Komedisë, pas hapjes së këtij institucioni të ri kulturor pak kohë më parë.

Në qendër të saj janë problematikat e familjes shqiptare dhe shqetësimet që ajo ndesh në jetën e përditshme. Përballja me sfidat që iu ofron jeta, e trajtuar këtë radhë në një mënyrë tragji-komike, sjell më pranë publikut realitetin e hidhur.

Familja e një shkrimtari të interpretuar nga aktori Xhevahir Zeneli has probleme të shumta pas nevojës që ky i fundit ka për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Pamundësia për të siguruar pagesën e nevojshme për doktorin sjell me vete një sërë peripecish dhe komplikimesh, të cilat e fusin familjen si dhe njerëz të tjerë që i rrethojnë në një vorbull hallesh dhe problemesh nga ku është e vështirë të dalësh.  
 
Njq kastq e tërë aktorësh të mirënjohur si Xhevahir Zeneli, Genci Fuga, Esmeralda Kame, Xhemil Tagani dhe Merkur Bozgo interpretojnë nën regjinë e Ilir Bezhanit, i cili është edhe autor i shfaqjes.

Top Channel