Sistemi i arsimit bazë pritet të ndryshojë. Specialistet e arsimit në projektligjin e arsimit parauniversitar kanë vendosur që arsimi fillor të jetë gjashtë klasë, arsimi i mesëm i ulët tre klasë.

Zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata pohon se do të mendohet që për nxënësit e fillores të ketë një deri në dy mësues.

“Së pari nga pikëpamja e krahasueshmërisë në shumicën e vendeve europiane përdoret sistemi 6 vjecar, sepse efektshmëria e të mësuarit me 1-2 mësues është më e mirë për dijet dhe të mësuarit të fëmijës”, tha Zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata.

Ndryshimi i sistemit pritet të shoqërohet me shkurtime të mësuesve të cilët deri më tani kanë dhënë mësim në klasën e gjashtë.

Sipas këtij projektligji kjo strukturë arsimore, e unifikon vendin tonë me shumë vende të Bashkimit Europian. Por nga ana tjetër kjo duhet të shoqërohet me ndryshime të programeve mësimore dhe përshtatjen me sistemin e arsimit të mesëm të ulët.

Top Channel