Përmirësimi i rrugëve në Tiranë

26/02/2012 00:00

Brenda një muaji mbi 50 segmente rrugore në kryeqytet, të cilat janë amortizuar, do të rehabilitohen.

Bashkia e Tiranës pasi ka bërë identifikimin e rrugëve problematike, ka vendosur të ndërhyjë në disa segmente të infrastrukturës rrugore të kryeqytetit, me mbushje gropash dhe asfaltim të pjesshëm.

“Puna do të fillojë në rrugët kryesore dhe aty ku problematika është më e madhe”, shprehet Taulant Zeneli, drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve.

Vjedhja e kapakëve të pusetave vazhdon të jetë një problem i madh, i cili shpesh ka shkaktuar jo vetëm probleme me transportin por edhe aksidente.

Bashkia e Tiranës ka kërkuar që qytetarët ta denoncojnë pranë policisë sapo të shikojnë këtë fenomen.

Top Channel