Beyonce dhe vajza dalin në publik

26/02/2012 14:00

Pavarësisht të gjithë impenjimeve të ngjeshura që një këngëtare e suksesshme se Beyonce ka, 31-vjeçares nuk i mungon koha për të bërë nënën.

Këngëtarja e “Singles Lady”-s u shfaq në publik me vajzën e saj Blue Ivy Carter, gjatë një dreke në Nju Jork.

Kjo ishte hera e parë që e posalindura shikohej përkrah nënës së saj që kur disa fotot të saj u publikuan disa orë pasi doli në jetë.

Beyonce u shfaq në restorant e veshur në mënyrë rastësore, me pantallona lëkure, syze dielli dhe çizme, ndërsa kishte vendosur në kokë një kapuç të zi për të mbajtur veten ngrohtë.

Nga ana e saj, Ivy Blue ishte e mbështjellë në një mantel të zi, nga i cili pothuajse nuk dukej fare.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel