Timberlake-Biel, së shpejti kurorë

24/02/2012 20:35

Justin Timberlake dhe Jessica Biel do të martohen verën e ardhshme, pas një periudhe të shkurtër fejese.

Lajmi është publikuar në faqen online të revistës “US Weekly”, sipas të cilës këngëtari ka kërkuar dorën e Biel gjatë festës së Krishtlindjeve.

Sipas revistës, marrëdhënia mes dy yjeve të showbizit zgjat prej pesë vjetësh, por vitin e kaluar pati një ndërprerje që zgjati vetëm pakë muaj.

Top Channel