Të hënën nis edicioni i 9 i Top Fest, festivalit të muzikës moderne mbarëshqiptare, festivalit të promovimit të emrave të rinj dhe afirmimit të atyre të njohur.

Por cfarë risishë do të sjellë ky edicion, pa hequr dorë nga tradita? Pjesëmarrësit, drejtimi, e shumë e shumë enigma të tjera. Shumë prej tyre do të zbardhen nga dita e hënë e në vazhdim, por Pasdite në Top Channel zbardhi disa risi.

Edicioni i 9 do të prezantohet nga Marina dhe Luana Vjollca:

“Top Fest 9 premton surpriza dhe talente që do të spikasin këtë vit. 25 konkurentë vijnë nga “The Voice of Albania”, një pjesë tjetër nga “Albanias Got Talent”. Selektimi do të ndodhë gjatë fazës së dytë ku do të shihet nëse do të pranohen apo jo. Pjesa e parë është playback ndërsa pjesa e dytë dhe sigurisht finalja do të jenë live nën shoqërimin e orkestrës së Top Channel”,

Në studio i ftuar ishte edhe fituesi i Top Festit të parë të organizuar në Top Channel, Stine: “Emocionet e Top Fest 1 ishin të papërshkrueshme. Ardhja ime ishte e rastësishme dhe vendosa rastësisht për të marrë pjesë. U bë realitet ëndrra për të marrë pjesë në Top Fest. Surprizë ishte edhe cmimi i parë ai që unë nuk e prisja. Jam i kënaqur që kënga shkoi aty dhe u pëlqye nga publiku. Kënga ka qenë në fazat e mia të parat, eksperienca nga të parat e mia që nuk harrohet. Nëse jam këtu sot jam falë Top Fest. Është një eveniment ku e kam ndjerë veten shumë komod si artisti i ri, vendi i përshtatshëm për të prezantuar këngën”, tha Stine.  

Ndërsa prezantuesja Albana Osmani radhiti risitë që solli Top Fest në realitetin muzikor shqiptar, deri në atë kohë tejet të varfër.
Gazetari Eraldo Gexho vlerësoi se Top Fest është festivali perfekt për promovimin e yjeve dhe talenteve të rinj.
“ Vlera më e madhe e Top Fest është promovimi i talenteve të reja, promovon yjet. Stine, Alban Skënderaj kanë dalë pikërisht nga skena e Top Fest”, tha ai.

Top Channel