Modelja shtatzënë, nudo në pasarelë

22/02/2012 10:45

Modelet janë mësuar që në emër të artit të sfilojnë edhe me shumë pak gjëra veshur, por një prej tyre i kaloi të gjitha limitet kur doli në pasarelë krejtësisht nudo.

Ish-miss Uellsi Sophia Cahill, e cila është tetë muajshe shtatzënë, paraqiti vetëm disa kapele dhe absolutisht asgjë tjetër të veshur.

Stilisti u shpreh se i duhej të gjente diçka kreative për të tërhequr interes: “Nuk sheh një modele shtatzënë dhe krejtësisht nudo nëpër pasarela. Si një stilist i panjohur që jam më duhet të gjej mënyra që njerëzit të vijnë të shohin sfilatat e mia dhe të kem reklama.”

Sa për kronikë, kapelet e paraqitura në sfilatë janë për stinët e vjeshtës dhe dimrit.

Stilisti 31-vjeçar nuk bëri të ditur nëse do të paraqiste sërish modele të zhveshura në pasarelë.

“Për sfilatat e tjera nuk e di çfarë do të bëj sepse kam shumë ide të çmendura në kokë”, theksoi Jack Cole.

Top Channel