Australi, gjendet diamanti rozë më i madh

22/02/2012 10:05

Një kompani minerare australiane ka njoftuar se ka gjetur një diamant rozë 12.76 karat, më i madhi diamant rozë i gjetur ndonjëherë në vend.

Guri i rrallë u gjet në minierën e Rio Tintos, në perëndim të Australisë. Diamanti që mendohet se vlen miliona dollarë është quajtur Argyle Pink Jubilee dhe do të pastrohet në Perth.

Ky gur do të shitet në fund të këtij viti pasi të jetë treguar fillimisht rreth e rrotull botës, përfshirë vende si Nju Jorku dhe Hong Kongu.

Procesi i pastrimit, që ka nisur të martën, do të përfundojë pas 10 ditësh. Më pas diamanti do të vlerësohet nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë.

Top Channel