Francë, lojë elektronike për zgjedhjet

21/02/2012 11:35

Në Francë ka dalë në treg një lojë elektronike për garën presidenciale, që mban titullin “Zgjedhjet 2012, rruga për në Elize”.

Loja u ofron konkurrentëve mundësinë për të hyrë në fushatë si dy sfidantët kryesorë, presidenti Sarkozy dhe kandidati socialist François Hollande.

Mes imagjinatës dhe realitetit, Sarkozy bëhet Guillame Kotmazy dhe François Hollande Laurent Norvege.

Kandidatët virtualë u ngjajnë vetëm pak alter egos së jetës reale. Loja shitet me çmimin 19.95 euro.

Top Channel