Tranzitori me 1 atom, shkenca arrin limitin e vet

20/02/2012 16:50

Një grup fizikantësh ndërkombëtarë në një nga qendrat kërkimore fizike në Australi arritën limitin e tyre, duke prodhuar tranzitorin më të vogël të mundshëm, të përbërë nga vetëm 1 atom.

Tranzitori me një atom është një hap gjigant i shkencës në fushën e teknologjisë informatike. Ky zbulim do të mundësojë prodhimin e çipeve kompjuterike në përmasa akoma më të vogla dhe më shumë praktike, pa hequr dorë nga volumi që mund të “transportojnë”.

Zbulimi i botuar në revistën shkencore “Nature Nanotechnology” është një risi që mbërrin thuajse 10 vite më para nga c’ishte parashikuar nga pjesa më e madhe e shkencës. Gordon Moore, bashkëthemeluesi i Intel, kohë më parë pati deklaruar se çipet kompjuterike që do të përbëhen nga një atom i vetëm do të mund të prodhoheshin nga njeriu vetëm pas viteve 2020. Shumë shkencëtarë dhe ekspertë të kërkimeve në këtë fushë të fizikës mbështetën këtë mendim…të paktën deri më tani.

Grupi i shkencëtarëve të universitetit “New South Galles” në Australi shprehen mjaft entuziastë për arritjen e tyre duke e cilësuar atë si një hap gjigant që do të jetë baza në ndërtimin e kompjuterave të së ardhmes. Megjithatë ata duhet të kalojnë edhe pengesën e fundit për të hedhur me plot bindje në treg shpikjen e tyre: prototipi “nano tranzitor” funksionin vetëm nën temperaturën 270 gradë celcius, nëse tejkalohet kjo temperaturë atomi-çip shkatërrohet.

Top Channel