2.2 mln pjesëmarrës në karnavalet e Rios

18/02/2012 21:50

Karnavalet braziliane janë të famshme në të gjithë botën, por edicioni i sivjetshëm i tyre regjistroi një rekord më vete.

Rreth 2.2 milion njerëz morën pjesë në paradën Cordao da Bola Preta, fëmijë, pleq, të rinj, madje kishte një prezencë të madhe edhe të grupeve homoseksuale.

Policia braziliane tha se pavarësisht pjesëmarrjes së madhe, shumë herë më e madhe në krahasim me vitet e kaluara, parada u shoqërua nga një atmosferë festive dhe pa incidente.

Karnavalet mbahen në 400 rrugë të ndryshme të Rios, por përqendrimi më i madh është tek parada e Bola Preta, më e madhja dhe më me traditë që daton që nga viti 1918.

Top Channel