Një video bëri xhiro në mediat Britanisë së Madhe. Jo vetëm për faktin se një hajdut u filmua duke vjedhur në çantën e një vajze, por ishte rasti ku një person i thjeshtë e filmoi dhe ishte gati ta denonconte në polici.

Aryeja kryesore përse kjo video u zuri hapësirë të madhe në media është se vlera të tilla Angli janë zbehur mjaft. E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri.

Në shkollë dhe në familje jemi edukuar me kulturën se diçka që nuk na përket ne, duhet ta dorëzojmë, pavarësisht dëshirës apo instiktit njerëzor për ta mbajtur për vete.

Të dhënat e policisë tregojnë se në tre vitet e fundit nuk është konstatuar asnjë rast kur persona të kenë dorëzuar në polici diçka që e kanë gjetur.

Në një kohë që në vende të ndryshme harrohen celularë, portofola, çelësa makine apo laptopë në njërin nga komisariatet e policisë kujtojnë se rasti i fundit i denoncuar është në vitin 1983. Rast ky i identifikuar në qytetin bregdetar të Durrësit.

Një nga vendet ku njerëzit janë më të ekspozuar për të harruar dicka janë qendrat e internetit. Jurgeni tregon se rastet janë të shpeshta dhe personat që harrojnë dicka janë të moshave të ndryshme.

“Këtu ka ndodhur shumë shpesh. Janë raste të përsëritura, njerëzit nga nxitimi ngrihen me nxitim dhe harrojnë usb, celularë e sende të tjera. Kur i gjej, i marr dhe i fus në një sirtar dhe pres deri sa të kthehen”, thotë punonjësi i qëndrës së internetit.

Një vend tjetër ku njerëzit humbasin gjëra janë kafenetë. Në situata të tilla është gjendur shpeshherë Arditi, i cili prej më shumë  3 vitesh punon si kamarier.

“Kanë ndodhur raste të tilla. Zakonisht harrohet celulari, portofoli, por ka edhe raste ndonjë labto e sende të tjera. Kur i gjej mbi tavolinë i çojmë në banak dhe presim që të na i kërkojnë”, deklaroi Arditi.
 
Duket se rasti i Jurgenit dhe Arditit janë rastet më të mira. Megjithatë kthimi i objekteve të gjetur vazhdon të jetë një rast shumë i rrallë. Duket se vjedhja apo mbajtja për vete e  dickaje të gjetur është deri diku instikt njerëzor. Por, të kthesh një send që i përket dikujt tjetër është vetëm kulturë personale.

Top Channel