“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve dorëzoi zyrtarisht tek Autoriteti i Konkurrencës një ankesë mbi rritjen e çmimeve për siguracionin e makinave.
“Është denoncimi më i lehtë pasi faktet janë të dukshme, nuk duhet ndonjë hetim i madh dhe masat mund të merren shumë shpejt. Kemi një marrëveshje që pengon konkurrencën e lirë pasi fikson çmimet dhe i rrit ato”, deklaroi kryetari i ZMK-së, Altin Goxhaj.
ZMK thotë se qeveria duhet të ndryshojë ligjin për sigurimet e mjeteve motorike, pasi kështu tregu do funksiononte më mirë.
“Një nga opsionet që ne propozojmë është heqja e detyrimit të sigurimit për makinat, vetëm kështu do të ketë një konkurrencë të ndershme. Konsumatori është i detyruar të paguajë dhe vetëm atëherë kur do të ketë të drejtë të zgjedhë do të mund të ketë konkurrencë të lirë”, nënvizoi Goxhaj.
Ankesa për zhvillimet në tregun e sigurimeve ka patur edhe nga Konfindustria, një shoqatë që grupon bizneset prodhuese. Sipas saj, mënyra se si funksionon tregu i sigurimeve në Shqipëri është shfaqje e qartë e kapjes së shtetit.
Top Channel