Kim Kardashian “ndez” Las Vegas me dy veshje provokuese prej lëkure, shfaqet në krah të Lewis Hamilton Një fluturim nga Chicago në Los Angeles mbante në bord 42 ‘pasagjerë’ të
famshëm. Kutitë e çmimeve Oscar të vitit 2012-të mbërritën në
Akademinë, ku do të qëndrojnë deri mbrëmjen e ceremonisë së madhe të
dhënies së çmimeve.
Pasagjerët dhe ekuipazhi patën mundësinë që të mbanin në duar për të parën herë 13 statujat, të cilat mbrëmjen e 26 shkurtit do të mund të mbahen në duart e fituesve të këtij edicioni. Statujat janë pritur me jo pak atomsferë në Aeroportin e Los Angeles në të cilin kishin zënë vend tullumbacë prej ari dhe posterat që paralajmërojnë ardhjen e çmimeve, kishin dekoruar një pjesëz të aeroportit ku mbërritën statujat.
Tom Sherak, presidenti i Akademisë i cili mbante në duar një prej statujave, ju kujtoi edhe një herë mediave se ka ende kohë për të mbërritur te ceremonia e ndarjes së çmimeve.
“Edhe pse ne tani i kemi këtu statujat, ende nuk kemi gjithçka gati për ceremoninë”, ka pohuar Sherak. Se cilët do të jenë fituesit e trofeve Oscar kjo do të mësohet në ceremoninë e mbrëmjes së 26 janarit në ceremoninë e cila si çdo vit do të transmetohet drejtpërsëdrejti në ekran e që ndiqet në të gjitha vendet e botës me jo pak kërshëri.
Top Channel